10:00 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekzekutohet një shqiptar në Itali, ishte liruar me kusht

Një 43 vjeçar shqiptar është ekzekutuar dje në mbrëmje në Romë. Ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit italian, në Gabrio Casati al Tufello.

Mediat vendase raportojnë se viktima është qëlluar me plumb në kokë, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se shqiptari kishte qenë më parë i burgosur dhe aktualisht ishte në liri me kusht.

Policia italiane nuk bën me dije identitetin e viktimës, ndërkohë që raporton se po punon për të identifikuar autorët.