Ekzekutohet pagesa prej 100 euro për sektorin privat
Ministri Hekuran Murati ka bërë të ditur se është ekzekutuar pagesa prej 100 euro, për punëtorët e sektorit privat.
“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, ka thënë Murati.
Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve Murati ka thënë se komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim./Indeksonline/

