10:14 / E Premte, 20 Shtator 2019

Ekzekutoi 10 femra, vrasësin serial e gjejnë në burg

Policia e Koresë së Jugut beson se ka zbardhur një çështjen në lidhje me një vrasës serial i cili përdhunonte dhe vriste femra rreth 30 vjet më parë.

Policia shpenzoi rreth 1.8 milionë ditë punë nga vitet 1986-1991 për të hetuar vrasjet e 10 grave në zonën rurale të Hwaseong, në jug të Seulit. Testet e ADN e lidhin 56 vjeçarin Lee Chun-jae me të paktën 3 vrasje. I dyshuari është aktualisht duke vuajtur një dënim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e kunatës në vitin 1994.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe nuk mund të ndiqet penalisht pasi kanë skaduar të gjitha afatet e hetimit. Vrasjet përfshinin femra adoleshente dhe deri të moshuara dhe frymëzuan dhe filmin e njohur “Memories of Murder”.

Policia ka hetuar 21 mijë persona për çështjen dhe ka krahasuar shenjat e gishtërinjve të 20 mijë të tjerëve.