El Clasico e “nxehtë”, Ramos dhe Pique duke u puthur neper rrugët e Spanjës
Nesër zhvillohet El Clasico e parë këtë sezon, edhe pse ishte e paraparë të zhvillohet me 26 tetor.
Por protestat që u zhvilluan nëpër rrugët e Barcelonës kanë bërë që ndeshja të shtyhet për 18 dhjetor.
Një artist spanjoll i grafiteve ka bërë që kjo “El Clasico” të duket edhe më e nxehtë.
Tvboy ka vizatuar neper rrugët e Spanjës, Piquen dhe Ramosin duke u puthur.
“Spanjë, puth dhe bisedo”, shkruhet në mbishkrimin e artistit, duke aluduar në bisedimet për pavarësinë e Katalunisë. /IndeksOnline/
