‘El Clasico’, Federata spanjolle zbulon emrat e gjyqtarëve të ndeshjes

Të dielën zhvillohet ‘El Clasico’ e parë e sezonit.
Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligas.
Federata Spanjolle ka caktuar José María Sánchez Martínez si gjyqtarin kryesor të kësaj sfide.
Në dhomën e VAR kryesori do të jetë José Luis González González.
Ndeshja mes Atlético de Madrid, kampion aktual dhe Real Sociedad, lider i tabelës, do të arbitrohet nga andaluziani José Luis Munuera Montero. /IndeksOnline/