“El Clasico” – Formacionet zyrtare

Nga ora 21:00 zhvillohet një nga ndeshjet më interesante në Botë.
Real Madrid e pret në “Santiago Bernabeu” Barcelonën në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës.
Reali po kalon një formë shumë të mirë por edhe Barcelona e ka rigjetur veten që nga ardhja në krye të skuadrës së trajnerit Xavi.
Madrilenët me fitore do t’i afroheshin edhe më shumë titullit ndërsa me fitoren eventuale, Barcelona do të futej në garë për titull.
Këto janë formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtouis, Carvajal, Militao, Nacho, Alaba, Casemiro, Valverde, Kroos, Modric, Rodrygo, Vinicius Jr.

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Pique, Garcia, Alba, Busquets, de Jong, Pedri, Dembele, Torres, Aubameyang
