75 Mall Live Search
17:56 / E Premte, 22 Tetor 2021 / MSH

“El Clasico” mbush plot stadiumin ‘Camp Nou’, priten 90 mijë tifozë

Rikthehet klasikja e futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“El Clasico” do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Camp Nou”, ora 15:30.

“Camp Nou” do të rikthehet në kohët e saj të vjetra kur mbushej plot e përplot me tifozë për të parë nga afër dy skuadrat më të mira në kampionatin spanjoll, që gjithmonë kanë rivalizuar për titullin kampion.

Ky do jetë dueli i parë mes Barcelonës dhe Reali që do të luhet me tifozë 100% pas një viti mungesë, për shkak të pandemisë COVID-19. Në “Camp Nou” priten të jenë mbi 90 mijë spektatorë.

“El Clasico” i fundit që është luajtur me praninë e spektatorëve ishte më 1 mars 2020. Reali i Madridit fitoi 2-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës, në prani të 78357 tifozëve.

Viniciusi dhe Mariano u siguruan për fitoren e ekipit madrilen.