75 Mall Live Search
09:56 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

”El Clasico” në Superkupë/ Ancelotti: Gjithçka është e barazuar

Të dilën zhvillohet finalja e Superkupës së Spnajës.

”El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet në ”Riad” të Arabisë Saudite, më fillim nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media para ndeshje, ku ka thënë se e respekton skuadrën e Barcelonës dhe se do të jetë gjithçka e barabartë.

“Superkupa është një kompeticion që përfundon nesër. Është një titull i rëndësishëm për imazhin e klubit. Klasiko barazon gjithçka. Real Madrid mund të jetë pak më mirë, por gjithçka është barazuar. Real Madrid nuk luan për hakmarrje. Ata dalin jashtë në maksimumin e tyre për shkak të kërkesave të këtij klubi.Ne e respektojmë rivalin që na mundi vitin e kaluar por uria është gjithmonë e njëjtë.Është iluzion të përgatitesh për këtë lloj ndeshjeje sepse të gjithë e shohin.Ka shumë faktorët fizikë dhe emocionalë.Ka gjithashtu shqetësim për ta bërë atë mirë.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/