75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

“El Clasico” në Superkupën e Spanjës, ja kur zhvillohet ndeshja

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në finalen e Superkupës së Spnajës.

Katalanasit kaluan në finale pasi mposhtën sonte Osasunën, me rezultat 2-0, ndërsa ”mbretërit”, të mërkurën eliminuan Atletiko Madridin, duke fituar me rezultat 5-3, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.

Finalja e ”El Clasico” do të zhvillohet ditën e diel me 14 janar, në Riad të Arabisë Saudite, në ”KSU Stadium”, aty ku janë luajtur edhe ndeshjet gjysmëfinale./IndeksOnline/