“El Clasico” – Tifozët e Barcelonës dhe Realit marrin lajmin e vitit

Me 24 tetor në Camp Nou do të zhvillohet “El Clasico” e parë e sezonit.
Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë në mes vete dhe pritet që stadiumin të jetë i mbushur plotë.
Qeveria e Katalonisë ka marrë vendim që nga sot stadiumet mund të jenë të mbushura me kapacitetin e plotë.
Ky vendim vlen për ekipet e La Ligas që vijnë nga Katalonia.
Lajm shumë i mirë ky për ‘Blaugranët’ që tri ndeshjet e radhës i luajnë në shtëpi, fillimisht më 17 tetor ndaj Valencias, 20 tetor kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve, ndërsa më 24 tetor përballen me Real Madridin. /IndeksOnline/