13:48 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / A. A

El Confidencial ‘hedh bombën’/ Marrëdhënjet Perez – Zidane të tensionuara, francezi pritet të largohet

Raportet mes presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe trajnerit Zinedine Zidane janë të tensionuara.

Gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ të mërkurën raporton se trajneri francez pritet të largohet në fund të këtij edicioni, edhe nëse triumfon në Ligën e Kampionëve e La Ligën, transmeton Indeksonline.

Perez madje, ka zhvilluar negociata me disa trajnerë të tjerë si Allegri, Conte, Nagelsmann dhe Löw.

Një gjë që e shqetëson presidentin Perez, është lidhja e ngushtë mes Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe, pasi spanjolli e dëshiron me çdo kusht sulmuesin francez në Madrid.

E nëse Zidane largohet, transferimi i Mbappes mund të ndërlikohej.

/Indeksonline/