El Golazo: Varane do të largohet nga Real Madrid pas EURO20!

Raphael Varane mund të largohet nga skuadra e Real Madridit pas Kampionatit Europian EURO20.
Mbrojtësi i Kombëtares së Francës do të largohet menjëherë pas EURO20 nga ‘Santiago Bernabeu’ sipas gazetës së njohur ‘El Golazo de Gol’, shkruan IndeksOnline
28-vjeçari i skadon kontratë me Real Madridin gjatë qershorit të vitit 2022. Ai është në bisedime me klubin spanjoll për zgjatje të kontratës, por largimi i Sergio Ramosit duket se s’do ta bindë francezin të vazhdoj me madrilenët.
Varane është duke u kërkuar nga shumë skuadra europiane, përfshi: PSG, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Interin.
Kujtojmë që vlera e tij sipas sajtit të njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 70 milionë euro./IndeksOnline/