20:14 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / MSH

“El Presidente” zgjedh tokën arabe

Franck Kessie ka ndarë rrugët me Barcelonën.

Ekipi spanjoll ka njoftuar se Kessie është transferuar te ekipi arab, Al-Ahli, për një shumë prej 12.5 milionë eurosh.

Pas vetëm një sezoni qëndrim në ekipin katalunas, Kessie është “divorcuar” me Barcelonën me marrëveshje të dyanshme, raporton Indeksonline.

Në 43 ndeshjet sa ka luajtur për Barcelonën, ai ka shënuar tri gola dhe tri asiste./Indeksonline/