75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 09 Qershor 2024 / Gj. Sh

”El Profesor” e ”tradhëton” Dritën, bashkohet me rivalët e qytetit

Ardian Nuhiu është rikthyer si trajner në futbollin kosovar.

IndeksOnline mëson se Nuhiu do ta udhëheq skuadrën e Gjilanit në sezonin e ardhshëm.

Kuqebardhët sot kanë postuar një video ku paralajmërojnë trajnerin e ri, duke thën se pas zyrtarizimit do të ngriten temperaturat në qytet.

Ky lajm nuk do ti pëlqej klubit rival të Gjilanit, FC Dritës dhe tifozëve ”Intelektualëve”, pasi Nuhiu ishte trajner i tyre dhe arriti edhe ta fitonte titullin e Kampionit të Kosovës në vitin 2020.

Madje bardhekaltërit në atë kohë e krahasonin Ardian Nuhiun, në rolin e personazhit të Profesorit të serialit të njohur ”La Casa De Papel”.

46-vjeçari pas largimit nga Drita ishte trajner i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, ku u largua me marrëveshje të dyanshme në dhjetor të vitit të kaluar./IndeksOnline/