75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

El Shaarawy refuzon milionat e Kinës: Jam ende i ri për t’u larguar nga Europa

Fillimisht u josh nga milionat e premtuara nga Kina, por gjatë ditës së sotme Stefan El Shaarawy vendosi të refuzojë ofertën e Shanghai Shenua, pasi preferon të mbetet në Europë.

“Në moshën 27-vjeçare, më duket pak shpejt për t’u transferuar në Kinë. Besoj se do të luaj edhe për disa sezone në futbollin që vlen, këtë europianin”, tha El Shaarawy.

Kontrata e sulmuesit italian me Romën skadon verë ne ardhshme, ndërsa në ditët në vijim, El Sharawi pritet të takohet me Drejtorin Sportiv Petrachi, për të diskutuar rinovimin për 4 sezonet e ardhshme.