75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 24 Qershor 2025 / AR

Elbert Krasniqi: 24 Qershori, dita memoriale e komunitetit egjiptian

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shënuar 24 Qershorin, Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian, përmes një mesazhi ndaj historisë dhe kontributit të këtij komuniteti në shtetndërtimin e Kosovës.

“Ka data që nuk janë vetëm numra në kalendar, por janë tregues që na ripërshkruajnë rrugën që kemi kaluar”, shkroi Krasniqi.

Ai bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Xhevdet Hoti, së bashku me bashkëpunëtorë, duke nderuar figurën dhe veprën e tij si simbol të sakrificës së komunitetit egjiptian për Kosovën.

“24 Qershori është ditë e reflektimit ndaj të kaluarës dhe datë e vizionit për të ardhmen. Andaj mos kërkoni për ditën memoriale duartrokitje, por mirëkuptim”.

Ai shtoi se përkatësia etnike është vlerë që e forcon barazinë dhe respektin ndërmjet të gjithë qytetarëve të vendit.

“Urime 24 qershori, dita memoriale e komunitetit egjiptian!”, përfundon ai./Indeksonline/