18:05 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Elbasan: 71-vjeçari nuk dorëzohet, qëllon sërish, Ardi Veliu thirrje me altoparlant, snajperat rrinë gati!

71-vjeçari Lefter Zhidri ka qëlluar sërish me armë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu i ka bërë thirrje me altoparlant por që nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se ngjarja ka nisur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidri, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Nga ngjarja ndërkohë mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon Zhidri, i cili mësohet se ka probleme të shëndetit mendor është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Siç vihet ra nga fotot qe Top Channel ka siguruar rreth banesës janë vendosur dy snajperisët si dhe ka mbërritur në vend ngjarje zjarrfikësja për të ndërhyrë nga ballkoni.

Dy snajperistat janë vendosur njëri në majën e një pallati, ndërsa tjetri është në ballkonin e një apartamenti.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur drejtuar të strukturave të larta të policisë si Tonin Vocaj, Arben Dashi drejtor i drejtorisë  kundër krimeve ndaj personit si Ardi Veliu, i cili po i bën thirrje.

E gjithë ngjarja ka nisur pasi 71-vjeçari ka pasur një konflikt me bashkëshorten e cila duke parë rëndimin e situatës njoftoi policinë ndërsa vetë mundi të largohet nga banesa.

Që prej orës 13:00 e deri më tani policia është në negociata me 71-vjeçarin Zhidri.