17:05 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Elbasan Rashani me supergol ia sjell tri pikë skuadrës së tij

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka shënuar një gol në fitoren minimale të Clermont-os 1-0 ndaj Nice në Ligue 1 të Francës.

Kosovari golin e shënoi në minutën e 77’të, pas një asisti fantastik të Allevinah.

Ky ishte goli i pestë i Rashanit në Ligue 1 të Francës. Përveç 5 golave, kosovari në 18 paraqitje ka bërë edhe tre asistime.