75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Elbasan, shpërthen tritol gjatë natës në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e 2 vëllezërve

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e Talo Çelës.

Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale .

“Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia.