15:00 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Elbenita, sopranoja kosovare që po pushton operat më të famshme evropiane

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi do të bëjë debutimin e saj në “Opera de Bordeaux”, më datën 18, 21 dhe 26 shtator në operën e Verdit, La Traviata.

Për tri mbrëmje, audienca franceze do të shijojë interpretimin e Kajtazit në rolin e Violetës.

“Suksese sopranos kosovare, Elbenita Kajtazi, e cila po pushton skenat më të famshme të operës me zërin e saj të jashtëzakonshëm. Ajo do të bëjë debutimin e saj në Opéra de Bordeaux më 18, 21 dhe 26 shtator me operën e Verdit, La Traviata.”, njofton Ambasada e Kosovës në Francë.

Sopranoja shqiptare këtë shfaqje ka vendosë që t’ia dedikojë pikërisht Ajnishahe Halimit, e cila e quan si një grua që e ka inspiruar Elbenita Kajtazin.

“Violetta në këtë produksion vdes nga sëmundja e kancerit, sëmundje kjo e cila ka marrë jetën e shumë njerëzve në vitet e fundit! Efekti që kjo skenë arrinë është me të vërtetë i papërshkrueshëm e mua në çdo sekond të kësaj skene më kujtohet një njeri shumë i dashtun për mua e dashura ime Ajnishahe Halimi të cilën kjo sëmundje e morri shumë herët nga jeta!
Të gjitha këto shfaqje e këtë sukses ja dedikoj asaj, sepse ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një grua inspirim për mua!”