75 Mall Live Search
23:13 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

Elbert Krasniqi akuzon Veton Berishën se mori vota nga Simiqi në Leposaviq

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka akuzuar Veton Berishën, për “pazar” me vota.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se Berisha po mundohet “të luajë të ndershmin” duke e ndërlidhur votën me përkatësi etnike, gjë për të cilën Gjykata Kushtetuese ka një vendim.

Ai tha se partia e Berishës mori m,bi 700 vota në Fushë-Kosovë, ku numri i egjiptianëve në atë komunë është 850.

“A i shprehe falënderim dhe mirënjohje ish-kolegut tënd Simiçit për 45 vota në Leposaviq?

Natyrisht, mendësia e pazarxhiut, nuk njeh ndryshe vetëm pazare për votë. Për këtë mendësi tënde mund të flasim .. mbase më së miri duke filluar nga vota për Qeverinë Hoti?!” u shpreh Kransiqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

IRDK, në drejtim të mirë, për të qenë partia me numrin më të madh të votave nga radhët e partive nga komunitetet jo shumicë dhe jo serbe në Kosovë.

Natyrisht, kjo rritje, ky sukses, po mundohet të zhvlerësohet dhe përbaltoset nga Veton Berisha, i cili është në hije për shumë kohë dhe i pashpresë për shumë gjatë, i bezdisshëm në paraqitjet e tij gjithmonë me ankesa dhe vetëm shpifje!

Ky pazarxhi në politikë mundohet të luaj të ndershmin duke ndërlidh votën me përkatësi etnike, për çka, për këtë çështje ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Paska hy në verifikim të secilës votë të IRDK-së dhe numrit të pjesëtarëve egjiptian të deklaruar në atë qytet.

Por me të njëjtin standart në vitin 2019, partia e pazarxhiut mori 1055 vota nga zonat ku nuk figuron asnjë egjiptian. Cili ishte justifikimi i tij për këtë?

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partia e pazarxhiut mori mbi 717 vota në Fushë Kosovë, ku numri i egjiptianëve në këtë komunë është 850!

A i shprehe falënderim dhe mirënjohje ish-kolegut tënd Simiçit për 45 vota në Leposaviq?

Natyrisht, mendësia e pazarxhiut, nuk njeh ndryshe vetëm pazare për votë. Për këtë mendësi tënde mund të flasim .. mbase më së miri duke filluar nga vota për Qeverinë Hoti?!

P.S. A ju ke tregu kolegve në parti, sa ishte kosto për atë votë?!

Pazarxhi, kur të hapet kutia e pandorës, pastaj ki arsyje me u viktimizu ngase do të shpërfaq së pari në detaje se kush je e pastaj do të shpartalloj politikisht përfundimisht njëherë e mirë, ngase ti si bënë nder me përfaqësim këtij komuniteti me njerëz puntorë e të dinjitetshëm.

Natën e mirë, pazarxhi!