Elbert Krasniqi dhe Veton Elshani shkojnë te shtëpia që u godit me molotov në veri
Ministri Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga Veton Elshani kanë vizituar shtëpinë e cila u godit me koktej molotovi mesnatën që lamë pas në veri.
Në hyrje të shtëpisë janë vendosur shiritat e sigurisë gjersa policia po zhvillon hetimet për të kapur akterët e këtij rasti.
Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se kryesit e veprës do të dalin para drejtësisë./Indeksonline/