Elbert Krasniqi: Unë e votoj Nenad Rashiqin

Deputeti nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK), Elbert Krasniqi para se të fillojë vazhdimi i seancës konstitutive të kuvendit ka thënë se ishin në të drejtën e tyre që votimi për nënkryetar të jetë i ndarë.
“Sot është me rëndësi që po kthehemi në kuvend dhe e kemi të qartë se ishim në të drejtën tonë kur kërkuan që votimi për nënkryetarin nga komunitet joshumicë serbe të jetë i ndarë nga ai nga komuniteti serb tash ka mbet zgjedhja e një nënkryetari serb. Duhet të plotësohen disa kushte që të zgjidhet nënkryetari serb një nga kushtet është të ketë 61 vota. Unë votoj për Nenad Rashiqin.