Elche prezanton Rashanin në gjuhën shqipe

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Rashani ka nënshkruar me klubin spanjoll, Elche, shkruan Indeksonline
Klubi spanjoll e zyrtarizoi futbollistin kosovar në gjuhën shqipe, duke shkruar: “Mirë se vini në Elçe”.
Kujtojmë që Elche bën gara në divizionin e dytë të futbollit spanjoll.
31-vjeçari ishte në Ligue 1 te skuadra e Clermont, ku zhvilloi 85 ndeshje, shënoi 13 gola dhe bëri shtatë asiste./Indeksonline/
🇸🇪 Välkommen till Elche
— Elche Club de Fútbol 🌴💯 (@elchecf) August 31, 2024
🇳🇴 Velkommen til Elche
🇽🇰 Mirë se vini në Elçe
🇪🇸 Bienvenido, franjiverde pic.twitter.com/En2suIkIVc