11:39 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Elefanti që mundohet të fshihet nga fotografja pas shkurreve

Një elefant i madh që tallet me kamerat duket se po përpiqet të fshehë veten e tij pas një shkurre në Afrikën e Jugut, por nuk ia del me sukses.

Fotografja suedeze Staffan Widstrand, 60 vjeçe, mori fotografinë në Limpopo të Afrikës së Jugut.

Kafsha u mundua të fshihet pas trungut të shkurres, por i mbeti bishti dhe feçka jashtë saj, duke u zbuluar i tëri.

Me këtë gjest, elefanti të con mallin e fëmijëve kur luajnë kukafshehtas, duke fshehur vetëm ndonjë pjesë të trupit./Indeksonline/