75 Mall Live Search
17:42 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Elefanti shtyp kujdestarin e tij

Një kujdestar kafshësh është shtypur aksidentalisht nga një elefant.

Në një video të publikuar nëpër rrjete sociale, shihet Arun Panikkar, 40 vjeçar, duke e larë elefantin në Karappuzha, në jug të Indisë.

Ai i kërkon kafshës që të ulet për të larë shpinën e tij por kafsha ngurron.

Burri e godet atë me shkop, por elefanti rrëshqet dhe bie.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin,  ndërsa pak sekonda më vonë një burrë tjetër vrapon në përpjekje për të lëvizur elefantin e madh, por 40 vjeçari nuk kishte fat.