75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 14 Tetor 2025 / AR

Eleganca në detaje, manikyri i Dua Lipës po frymëzon rrjetin

Dua Lipa ka dëshmuar se është shumë më tepër se një këngëtare e suksesshme, ajo është edhe një ikonë stili që di të spikasë në çdo detaj, përfshirë edhe thonjtë. Në çdo paraqitje publike tërheq vëmendjen me dizajne të veçanta dhe kreative: nga trendi i famshëm Polka Dots, te thonjtë me efekt gjarpri, apo ato me motive të thjeshta si yje e lule të pikturuara.

Këtë herë, Dua ka zgjedhur një stil manikyri që është njëkohësisht elegant dhe i përjetshëm, efekti “guaskë breshke”. Ky disenj klasik përfshin nuanca të ndryshme të kafesë, me tone të ngrohta që përputhen në mënyrë perfekte me ngjyrat e stinës.

Disenji i saj është realizuar me nuanca karameli, detaje të zeza dhe një teksturë interesante e krijuar me teknikën e shtresimit. 

Manikyri “guaskë breshke” është zgjedhja ideale për këtë vjeshtë. Ai kombinon luksin me thjeshtësinë, përputhet lehtësisht me çdo veshje dhe mund të përshtatet me stilin tuaj personal.

Disa ide:

Dua Lipa dhe manikyri që po bën xhiron e rrjetit
Dua Lipa dhe manikyri që po bën xhiron e rrjetit
Dua Lipa dhe manikyri që po bën xhiron e rrjetit
Dua Lipa dhe manikyri që po bën xhiron e rrjetit
Dua Lipa dhe manikyri që po bën xhiron e rrjetit