75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / AR

Elegancë që s’ka fund, Rita mahnit çdo kund

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, publikoi disa fotografi në Instastory ku shfaqet me një stil super elegant dhe modern.

Ajo ka zgjedhur një model flokësh të drejtë me ndarje në mes, ndërsa grimi i theksuar i syve dhe buzët nude i japin një pamje fantastike, shkruan Indeksonline.

E veshur me një “crop-top” të zi, Rita duket në formë perfekte, duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Postimi u shoqërua me këngën “Spice Up Your Life”, teksa merr poza të ndryshme.

Ndryshe, Rita po vazhdon të surprizojë me stilin dhe paraqitjet e saj ikonike./Indeksonline/