75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 02 Shtator 2025 / S Z

Elek: Zgjedhjet e 12 tetorit vendimtare për serbët e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka deklaruar në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se lufta politike dhe ligjore për mbijetesë e serbëve në Kosovë do të vazhdojë.

Elek ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor, duke i cilësuar ato si një moment vendimtar për komunitetin serb në Kosovë, veçanërisht për ata që jetojnë në Sipas tij, komuniteti serb nuk duhet të dekurajohet përballë sfidave të mundshme gjatë procesit zgjedhor dhe ka kërkuar ruajtjen e unitetit.

“Këto janë zgjedhje vendimtare, nëse jo më të rëndësishmet, për serbët në Kosovë…Është e nevojshme të jemi të bashkuar dhe të përfaqësohemi nga përfaqësuesit tanë”, ka theksuar ai.

Kryetari i Listës Serbe, theksoi se mbështetja më e madhe në këtë proces do të vijë nga vetë populli serb dhe nga Republika e Serbisë, duke shtuar se ndihma ndërkombëtare do të ishte e mirëpritur, por jo vendimtare.