Elektricistët tallen me Intelektualët

Kampionati në Kosovë mbetet i pezulluar shkak i përhapjes së pandemisë së virusit korona i njohur ndryshe si ‘Covid-19’.
Shumë sportistë por edhe tifo grupet në vendin kanë filluar me sfida të ndryshme për të kaluar kohën në karantinë.
E tifozët ‘Elektricistë’ janë tallur me tifozët e ‘Intelektualëve’ në postimin e tyre në rrjete sociale.
Tifozët nga Obiliqi të nominuar nga ultrasit ‘USG’ të ‘Skifterave’ në facebook kanë postuar një fotografi ku shihet duke e djegur ‘Transparentin” kryesore të ‘Intelektualëve’.
“Dikush është në karantinë që 8 vite”, shkruhet në faqen e Elektricistëve.