14:17 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Elektrizon gardhin për t’i mbajtur larg fëmijët

Një shtëpiak në Sandston të Virginia është i lodhur nga nxënësit që vazhdojnë të hyjnë në pronën e tij deri sa e presin autobusin. Prandaj ai kishte vendosur që të elektrizonte gardhin, transmeton Indeksonline.

“Ata nuk e respektojnë pronën e tjetrit. Unë heqë mbeturinat çdo ditë” tha shtëpiaku Bryan Tucker.

Gardhi i elektrizuar është shumë afër stacionit të autobusit shkollorë. Sipas raportimeve nga mediat lokale ai e mori këtë vendim pasi që asnjë lloj shenje paralajmëruese nuk po kryente punë.

Më vonë Trucker kishte larguar elektricitetin nga gardhi i tij pasi që teknikisht ai ishte vendosur në tokën publike të shtetit. Por ai vazhdojë të insistoj që do ta vendosë përsëri nëse përsëri vazhdojnë të hyjnë në pronën e tij.

“Mesazhi është marrë” tha Trucker pasi që largoj elektricitetin nga gardhi./Indeksonline/