14:15 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019

Elena s’ia lëshon rrugën motrës Rita Ora, shkëlqen me dukjen

Rita Ora është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në skenën muzikore ndërkombëtare.

Ajo me projektet e saj muzikore, merr vazhdimisht vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

Rita përflitet edhe sa i përket paraqitjeve dhe jetës së saj private.

Edhe motra e saj Elena është bërë një personazh mjaft atraktiv për ndjekësit nëpër rrjetet sociale.

Ajo ka mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram dhe së fundmi ka “goditur” me një fotografi ku shfaq bukurinë dhe linjat e saj trupore në formën më të mirë.

Kujtojmë se Elena është motra e vetme e Ritës. /Indeksonline/