75 Mall Live Search
12:19 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / Gj Sh

Elena Rybakina ”mbretëreshë” e Australian Open

Elena Rybakina është fituese e Grand Slamit të tenisit, ”Australian Open”, për vitin 2026.

Tenistja nga Kazakistani në finale e madhe e mposhti tenisten nga Bjellorusia, Aryna Sabalenka, me rezultat 2-1 në sete, (6-4; 4-6; 6-4), shkruan IndeksOnline.

Ky është trofeu i parë për 26-vjeçaren në ”Australian Open” dhe i dyti trofe Grand Slam në karrierë, pas ”Wimbeldon” që e fitoi në vitin 2022.

Rybakina zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, kundër numrit një në botë, dhe në fund e mposhti Sabalenkan për tu kurorëzuar me titullin e kampiones./IndeksOnline/