12:57 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Eleni Feureiera nderohet nga presidenti i Çipros (Foto)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Eleni Feureiera këtë vit ka përfaqësuar shtetin e Çipros në ‘Eurovizion’.

Madje ajo doli të dal e dyta nga kjo garë, ndërsa performanca e saj u cilësua si një nga pretendentet fituese.


Eleni sot është nderuar nga presidenti çek, Nicos Anastasiades. Ai e ka pritur sot në presidencë këngëtaren shqiptare dhe e ka dekoruar me një mirënjohje, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast Eleni është shprehur të jetë e lumtur dhe ka shprehur mirënjohjet e saj.

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades, krenare që përfaqësova Çipron në Eurovizion”, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/