Eleni Foureira publikon projektin e ri, vjen e “nxehtë” në videoklip

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira e cila vite më parë përfaqësoj Qipron në Eurovision tashmë ka krijuar një adhurues në gjithë Europën.
Eleni e cila karrierën dhe famën e ka ndërtuar në Greqi së fundi ka lansuar këngë më të re me videoklip.
Projekti i ri i 32-vjeçares mban titullin “Yayo” ku Eleni paraqitet tejet seksi në skenat e klipit.
Kënga nga Eleni erdhi në gjuhën angleze me të cilin këngëtarja e njohur synon tregun ndërkombëtarë./Indeksonline/