75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Eleni Foureira të ardhurat nga koncerti në Tiranë i dhuron për viktimat e zjarrit në Athinë

Pas koncertit në sheshin ‘Skënderbej’, Eleni Foureira ka vendosur që të ardhurat e grumbulluara t’i dhurojë për viktimat e zjarrit në Athinë.

Tragjedia në Athinë e ka prekur shumë këngëtaren saqë ka vendosur se të ardhurat e koncerteve të saj më të fundit të shkojnë për bamirësi.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshe dje kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velijaj ia dhuroi këngëtares simbolin ‘Çelësi i Qytetit’, mirënjohje kjo që javë më pari iu nda edhe Rita Orës.