Elezaj i bindur në fitoren në Klinë, Zajmin e quan “bastion të Aleancës”

Kandidati për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me banorët e Zajmit.
Nga takimi me ta, Elezaj tha me bindje se besnikëria dhe mbështetja për Aleancën janë të palëkundura nga kjo zonë, shkruan IndeksOnline.
“Pritja ishte madhështore dhe entuziazmi i qytetarëve dëshmon se Zajmi do ta vulos fitoren e 12 tetorit.
Në këtë takim, para qytetarëve të shumtë, prezantuam programin tonë për Klinën dhe projektet konkrete për Zajmin” u shpreh Elezaj.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Zajmi, bastion i Aleancës, vulë e fitores
Tubimet elektorale i vazhduam në Zajm, aty ku besnikëria dhe mbështetja për Aleancën janë të palëkundura.
Pritja ishte madhështore dhe entuziazmi i qytetarëve dëshmon se Zajmi do ta vulos fitoren e 12 tetorit.
Në këtë takim, para qytetarëve të shumtë, prezentuam programin tonë për Klinën dhe projektet konkrete për Zajmin.
Kemi marrë zotimin e fuqishëm se mbështetja për Aleancën do të vazhdojë, sepse fjala e burrave të Zajmit gjithmonë është mbajtur.