75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / B XH

Elezaj nis me emërimet e larta në Klinë, Bajraktari është i pari

Shemsi Bajraktari ka njoftuar sot se ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale, duke u emëruar Shef i Kabinetit në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Klinës.

Ky emërim shënon fillimin e mandatit të tij të dytë në këtë pozicion.Sot filloj një kapitull i ri në jetën time profesionale.

“Ky besim i dhënë nga Kryetari Prof.Dr.Zenun Elezaj,më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim, korrektësi dhe vizion të qartë për të mirën e qytetarëve tanë. Jam mirënjohës për mbështetjen, bashkëpunimin dhe çdo sfidë që më ka bërë më të fortë deri sot.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i tij i plotë:

Me shumë nder dhe përgjegjësi, jam emëruar Shef i Kabinetit në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Klinës, duke hyrë kështu në mandatin tim të dytë.

Ky besim i dhënë nga Kryetari Prof.Dr.Zenun Elezaj,më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim, korrektësi dhe vizion të qartë për të mirën e qytetarëve tanë. Jam mirënjohës për mbështetjen, bashkëpunimin dhe çdo sfidë që më ka bërë më të fortë deri sot.

Vazhdojmë së bashku për një Klinë më të zhvilluar,me projekte konkrete që i shërbejnë çdo qytetari. Me energji të re dhe vullnet të pathyeshëm,vazhdojmë + 4✅