Elezaj prezanton tri projektet e rëndësishme për Klinën

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka prezantuar tri impante për trajtimin e ujërave të zeza në Klinë. Vlera e projekteve ka qenë mbi 600 mijë euro.
“Gjatë mandatit tonë kemi ndërtuar tri impiante biologjike për trajtimin e ujërave të zeza në Volljak, Sferkë dhe Gllarevë.
Ky investim e mbron ambientin dhe përmirëson jetesën në këto zona.
Në mandatin e ardhshëm, planifikojmë ndërtimin e impianteve të reja, me prioritet në qytet por edhe në fshatra të tjerë që kanë nevojë.
Vazhdojmë me projekte që sjellin zhvillim dhe cilësi jetese për të gjithë qytetarët”, shkruan Elezaj në njoftim.