75 Mall Live Search
21:18 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Burim

Elezaj publikon pamje: Klinës po i shtohet një çerdhe e re për 140 fëmijë

Në Klinë ka nisur ndërtimi i një çerdheje të re, projekt ky i shumëpritur nga prindërit dhe i cilësuar si tejet i domosdoshëm për qytetin.

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, thtoë se kjo çerdhe do të ketë kapacitet për rreth 140 fëmijë dhe pritet të hapet brenda afatit optimal.

Ai ka publikuar një video ku ka bërë të ditur se me këtë investim, së bashku me çerdhen në fshatin Deiq që është drejt përfundimit, po u jepet zgjidhje kërkesave të shumta për regjistrimin e fëmijëve në institucionet publike parashkollore.

“Ky projekt po realizohet falë përkushtimit të Komunës së Klinës dhe financimit nga Ministria e Arsimit, të cilën e falënderojmë për mbështetjen”, ka shkruar Elezaj. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: