75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Elezaj s’e sheh tragjike përkrahjen e OVL të UÇK-së për PDK-në, thotë se është traditë amerikane!

Ish-kryetari i organizatave të dala nga lufta, Smajl Elezaj, i ka quajtur të panevojshme kritikat në adresë të OVL të UÇK-së se kjo e fundit nuk duhet të përkrahë PDK-në apo ndonjë parti në zgjedhje.

Sipas tij, OVL-UÇK ka të drejtë të ketë pozicionim zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Elezaj theksoi se kushti që ta përkrahin ndonjë parti është të ketë marrëveshje paraprake për plotësimin e kërkesave të tyre, shkruan Indeksonline

“Organizata e veteranëve mundet me bo marrëveshje, me ndonjërën nga partitë politike, marrëveshje me shkrim nëse OVL e përkrah ne zgjedhje, ajo parti nëse vjen ne pushtet pastaj ajo do i avancoj te drejtat e veteranëve, sipas marrëveshjes se nënshkruar, kjo traditë ndodhë në Amerikë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, krerët e OVL-UÇK-së ishte të pranishëm para disa ditësh në një tubim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin. /Indeksonline/