Elezaj vazhdon të merr përkrahje të madhe kudo në Klinë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, vazhdon të marrë mbështetje të madhe kudo në Klinë.
Gjatë fushatës zgjedhore, Elezaj dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës kanë zhvilluar takime direkte me qytetarët në të gjitha vendbanimet e komunës, duke përfshirë Deiq, Volljakë, Radulloc, Dollovë, Jagodë, Ujmirë, Këpuz dhe Qeskovë.
Elezaj ka theksuar se gjatë dy mandateve të kaluara janë realizuar mbi 90% të kërkesave infrastrukturore dhe se do të vazhdojnë me projekte zhvillimore të reja për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.
Elezaj u shpreh i bindur se më 12 tetor, Aleanca do të dalë fituese në Klinë, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.