75 Mall Live Search
21:51 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / F.R

Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për deputetë

Sonte në mesnatë, përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se deri në orën 21:30, 15 subjekte politike kanë dorëzuar listat me gjithsej 541 kandidatë.

Numri i kandidatëve sipas subjekteve:

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë

SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë

JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë

Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë

FJALA – 20 kandidatë

Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat

INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 110 kandidatë

PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë

KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 16 kandidatë

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 40 kandidatë

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë

SRPSKA LISTA – 33 kandidatë

KOALICIJA VAKAT – 43 kandidatë

Për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve, sipas Elezit, KQZ-ja do t’i dorëzojë listat në institucionet përkatëse sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.