15:16 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / k.v

Elezi i KQZ-së: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi, transmeton IndeksOnline.

Ai ka njoftuar se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten, më 4 mars.

“Rezultatet përfundimtare, ndër të tjera, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, tha Elezi./IndeksOnline/