75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / S Z

Elezi: Javën e ardhshme mund të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare për balotazhin

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se presin që gjatë javës së ardhshme mund të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve pasi të kryhet edhe numërimi i votave të diasporës, atyre me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Do të bëhet fillimisht numërimi i votave nga jashtë Kosovës, votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta si dhe të përfundojnë çështjet eventuale që janë të parashtruara në PZAP…Në bazë të planifikimeve të KQZ-së rezultatet e balotazhit arrin më pak kohë për t’u shpallur presim që gjatë javës se ardhshme te mund të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare por kjo sigurisht varet nga përmbushja e procedurave qe përmenda me herët”, tha Elezi për RTV21.