75 Mall Live Search
14:26 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / k.v

Elezi, KQZ: Kemi pranuar rreth 560 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar të pranojë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për IndeksOnline se deri më tani kanë pranuar rreth 560 aplikacione të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave të fundit, deri më 13 korrik kemi pranuar 559 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 523 aplikacione, ndërsa 36 të tjera jo”, tha Elezi për IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se kjo periudhë e regjistrimit e cila ka filluar më 10 korrik do të përfundojë më 18 gusht.

Sipas Elezit, të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor./IndeksOnline/