75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Elezi: KQZ nesër mblidhet për ta certifikuar rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për ta certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi./IndeksOnline/