75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 17 Tetor 2025 / P M

Elezi: Nis sot numërimi i fletëvotimeve nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot pritet të nisë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale”, ka thënë ai.