Elezi: Përfundon rinumërimi i votave të 45 vendvotimeve nga gjithsej 530
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave të 530 vendvotimeve për të cilat dje është vendosur në KQZ.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonlinen se deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar votat 45 nga 530 vendvotime për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja.
Ai ka thënë se rinumërimi është duke vijuar normalisht dhe pas përfundimit të rinumërimit, do të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Indeksonline/
