Elezi publikon hartën e balotazhit, në këto komuna do të votohet më 14 nëntor

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka publikuar hartën e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të 21 komunave në Kosovë.
Ai thotë se sipas hartës, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve, raporton Indeksonline.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.
“Kjo është harta e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që do të mbahet këtë të diele, më 14 nëntor 2021.
Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues“, tha ai./Indeksonline/

